Jam më i miri. Kam mbajtur çdo premtim, nuk punoj për pasuri

Postuar në 30 Dhjetor, 2019 18:17

Kryeministri i Shqipërisë ka dalë sot me një fjalë për qytetarët me rastin e festave të fundvitit. 

Z. Rama ka folur në vetën e parë njëjës, ka renditur arritjet e pënumërta të qeverisë së tij. Madje ka deklaruar se nuk ka asnjë premtim të papërmbushur, me ndonjë përjashtim të vockël. 

Kryeministri ka sqaruar edhe se përse nuk ka gënjyer asnjëherë: sipas tij kjo ka qenë e panevojshme sepse me dhuntitë që i ka dhënë Zoti dhe partinë që drejton do fitonte edhe me çerekun e angazhimit. 

Për cilën kategori flet ky njeri? Është një pyetje që lind natyrshëm në një vend ku të paktën për këtë vit ankohen thuajse të gjithë. Ka qenë një vit i vështirë për shumë shqiptarë, individë dhe biznes. Por kjo nuk hyn në sytë e këtij njeriu që na drejtohej të gjithëve si “motra e vëllezër”. Një fjalë thotë se “kushëriri i varfër është i largët”, ndonëse z. Rama na siguroi se nuk ka punuar për para. Nuk është i varfër dhe as i pasur, pra e kemi tonin. 

Përtej shakasë është me të vërtetë shqetësuese nëse ky njeri i beson këto që thotë, nëse beson se po udhëheq popullin, i cili po e gjen rrugën drejt ikjes në masë të madhe.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po tamam kjo eshte edhe detyra qe i eshte ngarkuar ketij derdimenit: TA UDHEHEQE POPULLIN DREJT IKJES NE MASE, PER TA MBUSHUR VAKUUMIN E KRIJUAR ME KUSHEDI CFARE...Ky njeri eshte i pilotuar si Kryeminister i Shqiperise. Se nga kush, duhet pyetur Fatos Nano qe e nxorri nga balta. Nano duhet te tregoje se kush e urdheroi ta katapultonte nga i pashtepi ne Paris, ne minister ne Tirane, ose te pakten te pranoje qe ishte nje trill eksentrik i krijuar nga xhini i tepert qe kishte pire ate dite. Rama ne krye te Qeverise shqiptare perben rrezik kombetar. Problemi eshte se keshtu si kane erdhur punet, eshte e zorshme te levizet,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.