Kurti: Nuk e takoj Presidentin pa formuar shumicën parlamentare

Postuar në 29 Dhjetor, 2019 14:33

Kandidati për kryemonistër i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar sot përpara Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje, arsyet se përse refuzoi ftesën e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi për takim konsultativ.

Presidenti i Republikës përcakton datën e konstituimit të Kuvendit, jo të formimit të qeverisë. Formimin e qeverisë e përcakton tjetër kush, jo Presidenti i Republikës. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike Kosovës, jo presidenti i Kosovës, pra mos të keqkuptohen gjërat. Natyrisht që do të ndodhë takimi konsultativ, mirëpo ta vonosh maksimalisht 30 ditë konstituimin e Kuvendit e të mi dërgosh dy ftesa në ditë është kërcim prej një ekstremi në ekstremin tjetër, se cila më gabim se tjetra

tha Kurti.

Ai ka premtuar se në janar do të arrijë marrëveshjen me LDK-në për formimin e qeverisë së re. lidhur  me takimin konsultativ dhe mandatimin e personit që krijon qeverinë, Kushtetuta e Kosovës përcakton në nenin 84 se:

Aktualisht, pa një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së nuk ka praktikisht një shumicë qeverisëse në Kosovë, pra nuk ka sesi të ketë një propozim zyrtar edhe pse askush nuk vë më në dyshim se Kurti është kandidati kryesor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.