Minishengeni, nisma jonë. CEFTA dhe Procesi i Berlinit, proces me monitorim

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 13:17

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka shpjeguar në një intervistë për Deutsche Welle arsyet e nismës së MInishengenit, kush qëndron pas saj dhe çfarë sjell ajo krahasuar me marrëveshjet në fuqi.

Ky është një proces autentik i vendit tonë, Shqipërisë dhe Serbisë, ne u bëjmë shpejt thirrje vendeve të tjera në rajon të na bashkohen.

Iniciativa për bashkëpunim më të thellë rajonal nuk është pronë ekskluzive e askërkujt apo një klub i mbyllur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Po, gati të gjitha projektet janë të përfshira në CEFTA dhe Procesin e Berlinit, por ka një dallim të rëndësishëm. Tek CEFTA dhe Procesi i Berlinit, bashkëpunimi ynë është gjithmonë i mbështetur e monitoruar nga një vend anëtar i BE. Në këtë rast, kjo është iniciatovë e jona, autentike dhe imediate për t'i përshpejtuar këto procese. Për shembull: Ne kemi rënë dakord dhe do të punojmë për të siguruar që njerëzit nga vende të treta jashtë rajonit, që duan të hyjnë në Serbi, Maqedoninë Veriore apo Shqipëri kur të kalojnë kufirin nuk kanë pse të kalojnë të gjitha formalitetet doganore në secilin kufi.

Ka shumë potencial të pashfrytëzuar në përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal. Ne do të fitojmë më shumë respekt dhe mbështetje nga BE, nëse tregojmë lidership politik dhe përkushtim për nxitjen e bashkëpunimit me forcat tona. Unë besoj, se nxitja e bashkëpunimit rajonal mund të japë një kontribut të rëndësishëm në çensionimin e marrëdhënieve politike në rajon. Duhet të sjellim parimet europiane të bashkëpunimit dhe funksionimit në rajonin tonë. Ne duhet ta sjellim Europën në Ballkan, në secilin nga vendet tona. Kjo është një pjesë integrale e detyrave të shtëpisë që kemi përpara për t'u integruar në BE

është shprehur ai.

Komenti i Zaev sqaron qartë se Minishengeni po merr jetë paralel me Procesin e Berlinit, si një nismë që synon të arrijë atë që BE-ja nuk e dha dot. Në këtë kuptim qëdrimet e z. Rama se ajo mbështetet nga SHBA dhe BE nuk qëndrojnë edhe aq, ndonëse deri më tani Europa thjesht po vëzhgon si do të shkojnë punët pa ndërhyrë shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.