Europa e standardeve mbaron në Ballkan

Postuar në 23 Dhjetor, 2019 17:09

Raste të shumta dhune janë shënuar në kufijtë e Ballkanit, ku kalojnë emigrantët që mbërrijnë nga zonat në konflikt. Një raport i Rrjetit të Monitorimit të Dhunës Kufitare për muajin nëntor analizon praktikat e paligjshme dhe kërcënuese për jetën nga ana e policisë, që kontrollon kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian. Në disa raste në raport evidentohet edhe përdorimi i armëve të zjarrit gjatë dëbimit kolektiv, por edhe vijimi i ndalimit të paligjshëm dhe inkursioneve kufitare.

Raste të përdorimit të armëve kundër grupeve që kalojnë tranzit, me qëllim dëbimin e tyre, janë shënuar në Kroaci. Dy janë incidentet më të rënda të kësaj natyre, të raportuara në media. Në njërin prej tyre, një person për pak sa nuk humbi jetën, ndërsa një tjetër u plagos. Këto raste janë brenda kontekstit të përdorimit të vazhdueshëm të armëve të zjarrit për të kërcënuar dhe frikësuar njerëzit në lëvizje, pavarësisht se autoritetet kroate ua vënë fajin emigrantëve dhe lehtësojnë pozicionin e  oficerëve të tyre të policisë.

Statistikat e BVMN për vitin 2019 tregojnë se oficerët e monitorimit të kufirit kanë qëlluar me armë në 31 nga 54 raste të regjistruara, ndërsa në lidhje me rastet, përgjigjja institucionale ishte se kët ishin thjesht incidente aksidentale”, thuhet në raport.

Incidente të tjera raportohet të kenë ndodhur në strukturat e paraburgimit , ku minorenët janë abuzuar gjatë kthimit të tyre nga Kroacia në Serbi.

 

Një dhomë bodrum e përdorur për abuzimin e të miturve del në një dëshmi të regjistruar nga BVMN në nëntor. Pjesa nëntokësore e Pikës së Kalimit Kufitar të Bajakovës (PKK) ishte skenë e një incidenti tjetër të rëndë, në të cilin u përfshinë persona të pashoqëruar nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Ashtu si me tre rastet e paraqitura në Raportin e Tetorit, zyrtarët kroatë të kufirit e zbritën grupin tranzit nga një automjet dhe përdorën katin e poshtëm të bazës për të arrestuar, poshtëruar dhe rrahur të miturit”, thuhet në raport.

 

Ndërkohë në Slloveni, statistikat zyrtare flasin për një rritje të largimeve nga Kroacia sipas marrëveshjes dypalëshe të ripranimit (Sllovenia po i kthen të mbërriturit në një territor nga i cili dëbohen kolektivisht në Bosnje-Hercegovinë ose Serbi në atë që quhet zakonisht "kthimi zinxhir").

Ky keqpërdorim i kornizës ligjore për krahasohet me praktikën e kthimeve kroate dhe kritikohet kur shtohen dëshmitë për kushtet e këqija në Kantonin Una-Sana (Bosje-Hercegovinë), ku shumica e njerëzve po kthehen.

Raporti analizon dëbimet nga Greqia në Turqi, sulme nga Italia, çka ka rritur tranzitin në Bosnje-Hercegovinë dhe dëbimet e grumbullimeve masive që ndodhin në perëndim të Serbisë.

Si përfundim, informacionet e mbledhura nga BVMN në terren, të kombinuara me zhvillimet në rajon, japin një panoramë shqetësuese të praktikave kufitare të BE-së në rrugët e Ballkanit Perëndimor në muajt e parë të dimrit të vitit 2019.

TVT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.