Premtim i përmbushur: Zero probleme me fqinjët. Të gjitha problemet me shqiptarët

Postuar në 21 Dhjetor, 2019 18:31

Haradinaj është gënjeshtar dhe i është futur një rruge qorre. Albin Kurti do të shpëtojë botën. Hashim Thaçi ka marrë kthesë 360 gradë(ka dashur të thotë 180) dhe nuk po kupton të ardhmen. 

Këto janë përkufizime të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që po hyn në vitin 2020 me një premtim të përmbushur: Zero probleme me fqinjët. 

Vetëm se ky azerim po passjell mbiprodhim problemesh me shqiptarët. Zoti Rama ka probleme serioze me qytetarët shqiptarë, një pjesë të tyre të cilët i ka varfëruar. Ka probleme me një pjesë tjetër që në një mënyrë apo tjetër i ka detyruar të ikin, ka probleme me opozitën, me studentët(një pjesë të tyre). Tani po ka probleme edhe me politikën kosovare.

Mirëpo nëse shohim me kujdes këto nuk janë probleme të Shqipërisë me Kosovën, sikundër nëse do të ndiqej interesi i Shqipërisë, problemet apo rivaliteti me fqinjët nuk do të mungonte sepse është në natyrën e gjërave. Këto janë probleme ose fshirje problemesh të Edi Ramës me Shqipërinë dhe fqinjët që i konsideron si subjekte të miqësisë që ka me njërin apo tjetrin. Mirëpo siç dihet në politikë nuk ka miqësi, por interesa. Problemi këtu është se një vend intërë mbahet peng i interesit politik të një njeriu dhe jo i ndonjë politike të caktuar.

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.