Skandal diplomatik/Tirana zyrtare letër Senatit amerikan: Votoni kundër Trump. Është rrezik për qytetërimin

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 13:35

Një skandal diplomatik -dhe jo vetëm- i përmasave të paprecedenta ka zënë fill kto dy ditët e fundit. Nisur nga situata e tensionuar politike në ShBA ku demokratët po tentojnë të shkarkojnë presidentin Donald Trump, pala shqiptare është thirrur të luajë sërish një rol bufoni.

Sipas burimeve për redaksinë e “Të Kripura” dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, ai me dekret dhe ai pa dekret, kanë urdhëruar ambasadoren tonë në ShBA, Floreta Faber që t’u dërgojë anëtarëve të Senatit një sms përmes së cilës u kërkon në emër të popullit shqiptar që të pranojnë akuzat e Dhomës së Përfaqësuesve që parashikohet se mund të çojnë në shkarkimin e Presidentit.

Në tesktin e përgatitur në takimin informal të kryeministrit me këshilltarët e tij në Muzeun e Gjethit shkruhet se Trump është rrezik për demokracinë amerikane dhe për pasojë edhe për qytetërimin. Ai përbën një moment kritik për shpresën e popujve për demokraci dhe aspiratën e lirisë.

Sipas të njëjtave burime ministri në Detyrë do të lobojë që edhe vende të tjera të veprojnë në të njëjtën mënyrë dhe në këtë kuadër Tirana zyrtare do të shfrytëzojë edhe qenien e saj në krye të OSBE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.