Mali i Zi vendos ushtrinë në kufi për të penguar depërtimin e imigrantëve ilegalë

Postuar në 20 Dhjetor, 2019 14:37

Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Malit të Zi ka vendosur që të mbrojë kufirin shtetëror me forca të shtuara ushtarake. Sipas raportimeve mediatike vendimi do të aplikohet në fund të vitit 2020 dhe parashikon që krahas forcave policore në kufi të dislokohen edhe trupa të ushtrisë për të siguruar vendin nga depërtimi i imigrantëve ilegalë.

Nuk sqarohet se mbi bazën e cilave të dhëna merret ky vendim që rikthen klimën e vitit 2015 dhe ndërkohë që Turqia e Erdoganit ka dhënë garanci se do të mbyllë rrugëkalimet e refugjatëve që lëvizin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.