Largimet nga administrata, gjykatat rikthyen në punë 148 nëpunës në 3 vjet

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 17:17

Largimet nga puna në administratën publike rëndojnë në kurriz të taksapaguesve. Një fenomen që ka ndodhur në masë sa herë zgjedhjet kanë shenjuar rotacion politik, largimet nga puna përfundojnë në gjykatë, e cila në shumicën e rasteve vendos në favor të të larguarit. Kjo do të thotë rikthim në detyrë ose dëmshpërblim financiar.

Sipas Departamentit të Administratës Publike, përgjatë viteve 2017-2019, ka pasur 40 procese gjyqësore, në të cilat janë ankimuar dhe kundërshuar aktet e largimit nga shërbimi civil prej nëpunësve.

 

Në të gjitha këto procese është kërkuar rikthimi në detyrë dhe pagimi i pagave të munguara. 20 prej proceseve janë fituar nga ana e DAP-it dhe institucioneve respektive në shkallën e parë të gjyqësorit, ndërsa 18 kanë qenë në favor të të larguarve. Ndërkohë, në pritje për gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë janë 33 prej tyre, ndërsa 4 pritet të gjykohen në Gjykatën e Lartë. Nga këto të fundit, tre prej tyre në Apel kanë qenë në favor të të larguarve dhe një në favor të DAP-it.

 

Në disa raste, punonjësit e larguar kanë fituar të drejtën për t’u rikthyer në punë. Në zbatim të vendimeve të formës së prerë për vitin 2017 janë rikthyer në detyrë 46 punonjës, për vitin 2018 e kanë fituar këtë të drejtë 56 punonjës, ndërsa për vitin 2019 janë 46 të tillë. 

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.