Vendim qeverie për shitjen e pronës shtetërore subjekteve private

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 11:09

Qeveria ka vendosr së fundmi që të lejojë shitjen e pronave shtetërore subjekteve private që duan të zhvillojnë atë dhe kanë lejen për këtë qëllim. Vendimi nr. 807, i datës 11 dhjetor(Fletore Zyrtare nr. 171)  përcakton se për cilat kategori prone bëhet kjo shitje dhe aty mund të kuptohet fare qartë se debati si ky që pamë me Teatrin zhvendosen tani drejt një akti administrativ të gjerë në fushë veprimi. Më poshtë lexoni rastet se kur bëhet shitja e pronës shtetërore drejt subjekteve private:

Pika d dhe dh, na çojnë ndërmend ose zonat në Bregdet ku qeveria dy vjet më parë bëri transferim pronash nga njësitë e qeverisjes vendore drejt Ministrisë së Turizmit, ose ish-repartet e ushtrisë që janë të shpërndara në pika të ndryshme të vendit. Qeveria po ndihmon kështu subjekte private duke shitur pronat e veta.

Paradoksi i këtij vendimi qëndron në faktin se nëse 4 vjet më parë ligji i dështuar i investimeve strategjike parashikonte shpronësim në emër të një investimi që kualifikohej si strategjik, sot kemi procesin e kundërt. Privatëve u ofrohet pronë shtetërore, duke zbuluar se investitorë në këtë vend janë vetëm miqtë e qeverisë dhe askush tjetër, edhe pse për momentin nuk kuptohet se kush shtyn pas këtij vendimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.