SHBA përherë e më e ngjashme me Shqipërinë. Me dy politika të jashtme

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 14:44

Amerika po i ngjan përherë e më shumë Shqipërisë. Nëse në vendin tonë ka për çdo dy përfaqësi, p.sh dy politika të jashtme, një e presidentit dhe një e kryeminsitrit, kështu po ndodh edhe në SHBA. Së fundmi raportohet se Kongresi ka miratuar një paketë ndihme financiare prej 150 milionë dollarësh për palestinezët, 75 milion dollarë për forcat e sigurisë të Autoritetit Palestinez dhe 75 milionë të tjera për mbështetjen e programeve humanitare dhe civile.

Vendimi i Kongresit vjen si politikë e kundërt me atë të administratës Trump e cila qysh prej dy vjetësh ka vendosur ndërprerjen e çdo ndihme ndaj palestinezëve pas refuzimit të tyre për të njohur dhe pranuar vendimin e presidentit amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Vendimi në Kongres ka qenë i dakordësuar mes demokratëve dhe republikanëve dhe po këta kanë hedhur poshtë kërkesën e presidencës amerikane për të financuar me 175 milion dollarë planin e Trump për paqen izraelito-palestineze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.