Raporti i Sekretariatit të Energjisë cenon imazhin e Shqipërisë. Përmenden emra drejtorësh që ikin e vijnë

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 11:15

Raporti i Sekretariatit të Komitetit për Energjinë ka përplasur drejtuesin e sekretariatit, Janez Kopac, dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, ministrja Balluku dhe Kopac u përfshinë në një debat, ku nga ana e saj Balluku u shpreh se qeveria shqiptare nuk është njohur me një draft raport sa i përket të dhënave mbi sektorin e energjisë.

Sot Republika e Shqipërisë gjatë vitit 2019 nuk e meriton zoti Kopac, nga 52 për qind të zbesë në 50 % sepse ka plotësuar një kërkesë të rekomandimit tuaj, pas 3 vjetësh. Këtë vit pse nuk e keni aplikuar dërgimin e draftit, pasi vitet e mëparshme keni dërguar të gjitha draftet

tha Balluku.  

Sipas Ballukut, qëndrimi i  Kopac ishte personal ndaj saj, gjë që ka cenuar imazhin e Shqipërisë.

Ky raport nuk i krijon probleme Belinda Ballukut personalisht. Ky raport cenon imazhin e Republikës së Shqipërisë dhe askush nuk ka të drejtë që në raporte ku i referoheni Republikës së Shqipërisë të përmendni emra drejtorësh që ikin e vijnë dhe sigurisht nuk mbajnë as peshën e reformave dhe as nuk janë ata arsyeja pse reformat bëhen në këtë vend

tha ajo.

Mes gjithë kundërshtive dhe debateve të ndezura, drejtuesi i Sekretariatit të Energjisë, Janez Kopac, i qëndroi raportit duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë të ecë me hapa më të shpejtë përpara.

Ky është raporti ynë dhe nuk është raporti i ministrisë dhe ne qëndrojmë pas tij. Çdo gjë që është thënë aty nuk është e pavërtetë. unë në fakt nuk jam person i marrëdhënieve me publikun, unë jam një burokrat i cili thjesht kontrolloj nëse ka pasur një papajtueshmëri me direktivën apo jo dhe unë jam këtu për të paraqitur punën që është bërë nga sekretariati. Ju po përsërisni disa të pavërteta të cilat me aq herë sa i thoni mund t’i marrin si të vërteta. Ndaj ju lutem mos e vrisni dhe mos e dëmtoni lajmësin. Unë jam këtu thjesht për të pasqyruar raportin

 

tha Kopac.

Në raportin e Komitetit të Energjisë, Kopac prezantoi një sërë shqetësimesh mbi prodhimin dhe çmimin e energjisë në vend si dhe mungesën e investitorëve të huaj në Shqipëri, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që ka bërë hapa para në këtë drejtim.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.