Greqi, liderët e Agimit të Artë drejt lirimit nga akuzat penale

Postuar në 18 Dhjetor, 2019 19:21

Liderët e partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, Agimi i Artë, mund të çlirohen nga akuzat penale për të cilat hetohen aktualisht. 
Akuza kryesore se Nikos Michaloliakos dhe drejtues të tjerë janë në krye të një organizate kriminale pritet të bjerë pasi sipas organit të akuzës asgjë e tillë nuk provohet. 

Prokurorja Adamantia Oikonomou është shprehur se nuk janë gjetur prova se lidershipi i Agimit të Artë ka planifikuar apo ka marrë pjesë në ndonjë nga krimer ë listuara në akuzë ku përfshihet edhe vrasja e reperit antifashist 34 vjeçar, Pavlos Fyssas dhe 27 vjeçarit pakistanez Shazat Luqman, në vitin 2013.

Prokurorja ka deklaruar sipas mediave greke se vrasësi i Fyssas, Giorgios Roupakias ka vepruar për llogari të vet dhe pa urdhër politik. 
Nën akuzë janë nëntë anëtarë të Agimit të Artë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.