Kacarrumi qelbësirë

Postuar në 15 Dhjetor, 2019 16:30

Një ideolog i së djathtës amerikane është shprehur në një intervistë se, kur u zgjodh president, Bushi vetë nuk e kuptonte përse e kishin zgjedhur, ndaj dhe i kalonte më kot - më shumë duke pushuar në rançin e vet në Teksas - muajt e parë të presidencës. Kur ndodhi ngjarja e 11 shtatorit, thotë ky ideolog, Bushi e kuptoi se përse ishte zgjedhur president. Kur ia paraqitën planin e “korrigjimit” të kufijve të Kosovës, Edi Rama prapë nuk e kuptoi përse një segment ndërkombëtarësh mbështesnin një kacarrum politik si ai për kryeministër dhe pranoi ta shtynte përpara symbyllazi atë propozim – një eksperiment për precedent – sepse iu duk vetja figurë historike. Paçka se as Kosova e as Shqipëria s’do të fitonin kurrgjë nga kjo, përkundrazi ato (bashkë me rajonin) do të zhyteshin në krizë, rajon për të cilën segmente të kësaj bote – të interesuara për të paqëtuar shpirtin e Rusisë në Krime në këmbim të pretendimeve për lartësitë Golan në Lindjen e Mesme – kanë treguar ndjeshmëri si për një mall pazari.

Dhe gjithë ky vrull për politikë të madhe rajonale dhe protagonizëm ndërkombëtar erdhi pasi brenda vendit bilanci qeverisës i kacarrumit kishte shënuar rekorde negative si asnjë qeveri e mëhershme. Ardhur me premtimin e bujshëm për shëndetësi falas, ai s’bëri tjetër veçse mesatarisht trefishoi tarifat e shërbimit shëndetësor shtetëror – duke ua nxirë edhe më shumë jetën atyre mbi 600 mijë punëtorëve në të zezë dhe familjeve të tyre, që për shkak se janë të pasiguruar, tani përfitojnë falas vetëm vizitën parësore që më herët kushtonte vetëm 100 lekë, teksa paguajnë trefish më shumë të gjitha vizitat e tjera në nivelet e dyta dhe të treta të sistemit shëndetësor publik. Kjo rritje tarifash, prej vitit 2014 e më tej, u shoqërua edhe me një dixhitalizim të çorganizuar të shërbimit shëndetësor, që solli si pasojë shtyrje deri në disa-mujore edhe për gjëra të thjeshta si analizat e gjakut apo vizitat tek mjekët e specializuar të nivelit të dytë të të gjitha fushave. Shqipëria është vendi unikal në botë ku, me rekomandimin e mjekut për një analizë komplekse gjaku, regjistrimi i dixhitalizuar që ka realizuar si reformë qeveria Rama ta ndan si shërbim në tre data të ndryshme analizash – që kryhen nga 10 ditë deri në dy muaj me vonesë – dhe, përveçse të merr tre herë gjak për të njëjtën analizë të rekomanduar, të detyron të japësh gjak edhe njëherë të katërt tek privati, pasi s’është në gjendje të kryejë të gjithë analizat që nevojiten. Vetëm në Shqipëri ndodh që edhe për një vizitë tek reumatologu, sa për të marrë një shembull – pavarësisht nëse është situatë e thjeshtë, e ndërlikuar apo urgjente – të të shënojnë për ta kryer vizitën tre muaj më vonë me sistemin e regjistrimit të dixhitalizuar.

 

Vetëm në një vend si Shqipëria mund të shkosh në urgjencën spitalore për një situatë emergjente shëndetësore dhe mjekët e urgjencës (të cilët punojnë në kushte nga më mizerabilet e në një stres të jashtëzakonshëm për shkak të ngarkesës së madhe), i venë pacientët t’i fotografojnë grafitë e kryera me telefon celular dhe t’ia paraqesin këto foto mjekut specialist për ekzaminim (për aq sa ç’mund të shohë mjeku në një foto celulari), pasi ato pak filma që kanë në dispozicion janë të shtrënguar t’i ruajnë për rastet më të rënda, për ata qytetarë që kanë pësuar aksidente automobilistike dhe sillen me urgjencë për ndërhyrje kirurgjikale. Vetëm në Shqipëri mund të diagnostikohesh me kancer dhe, kur paraqitesh për t’u regjistruar për ekzaminimin e domosdoshëm me rezonancë magnetike, të të regjistrojnë për ta kryer këtë ekzaminim pas gjashtë muajsh. Ndoshta qeveria shpreson që, pas kaq kohe, i sëmuri – i cili mund të ketë nevojë për ndërhyrje urgjente kirurgjikale – të ketë vdekur dhe kështu kursen paratë e ekzaminimit. Ndërkohë, sa vjen e rriten zërat për shpenzimet e pajustifikuara që paguhen nga buxheti i shtetit për koncesionet në shëndetësi, shpenzime për të cilat kjo qeveri e ka lëshuar dorën krejt bujarisht.

 

Vetëm një kacarrum i pafytyrë mund të dalë në fushatë e të premtojë rritjen e buxhetit për arsimin në nivelin 5 përqind dhe, 5 vjet pasi është në pushtet, të thotë me një gjuhë prej rrugaçi “s’e rrisim se s’kemi pare”. Studentët që dolën në protestë një vit më parë duhej ta kishin hedhur përtokë godinën e kryeministrisë, por u gënjyen siç gënjehet një popull varfanjak e i lodhur, me pak çikërrima dhe shumë propagandë.

Vetëm një kacarrum i pafytyrë mund t’u premtojë qytetarëve në fushatë uljen e TVSH-së së energjisë elektrike dhe, pasi merr pushtetin, jo vetëm që s’e përmbush as një premtim kaq të thjeshtë, por u rrit atyre edhe çmimin e energjisë.

Premtimi i pavlerësuar mirë në fushatë elektorale për ndërmarrjen e investimeve shtetërore të llojit strategjik në bashkëpunim me privatin, u shndërrua në një maskaradë që vetëm një kacarrum i kapur mund t’i firmoste, duke dhënë koncesion shërbime që vetë shteti i kryente fare mirë vetë dhe me kosto shumë herë më të ulëta nga sa janë kontraktuar privatët. Po t’i shtosh kësaj edhe reformën e rrëmujshme që ka bllokuar krejt sistemin gjyqësor në vend, nuk të mbetet veçse të mendosh e gjitha kjo ka qenë një skemë e qëllimshme për të grabitur fondet e buxhetit të shtetit pa u dhënë mundësi qytetarëve apo forcave politike në opozitë t’i kundërshtojnë ligjërisht këto koncesione.

Por tërmeti i nëntorit i vuri kapakun gjithçkaje. Me një papërgjegjshmëri totale për sinjalet e ardhura nga anë të ndryshme – si nga aktorët në sektorin privat, ashtu edhe nga pak zërat që u shprehën publikisht – shteti (që me aq mburrje bërtet se ka ndërtuar kacarrumi qelbësirë) mbeti krejt cullak e i paaftë në sytë e opinionit publik dhe atij ndërkombëtar. Papërgjegjshmëria e treguar në rastin e Thumanës dhe Durrësit pas tërmetit të parë të shtatorit nga ana institucionale, paaftësia dhe pamundësia e treguar nga trupat shqiptare të ndërhyrjes së shpejtë pas tërmetit të dytë të nëntorit – çka u shndërrua në një barcaletë të trishtë në rrëfimet që trupat e huaja të ndërhyrjes së shpejtë që erdhën në ndihmë të shqiptarëve, deklaronin për mediat e vendeve të tyre – ishte e pashënuar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Po t’i shtosh në fund edhe një çorganizim dhe papërgjegjshmëri totale në evidentimin real të dëmeve dhe rrezikshmërisë që ato paraqesin, situata bëhet kriminale.

Në vend që të reflektonte dhe të angazhonte të gjitha forcat e mundshme teknike e inxhinierike në vend për evidentimin e pasojave të tërmetit dhe hartimin e një plani të qartë rindërtimi e rimëkëmbjeje, kacarrumi qelbësirë ka veshur një palë tuta dhe një xhup prej halabaku periferie dhe bën vizita lart e poshtë nën dritën e kamerave. Për ata që mendojnë se kryeministri vishet ashtu për të tërhequr vëmendje, gabojnë. Ai vishet si halabak se atë status i kanë caktuar ai grusht njerëzish që e qeverisin realisht këtë vend, që të dalë e të bëjë gallatë para mediave e të vazhdojë të firmosë larg kamerave koncesionet e tyre.

Latini i vjetër thoshte: jepi Çezarit çfarë i takon Çezarit. Dhe kur kryeministri Edi Rama thotë se, ndër drejtuesit që ka regjistruar ky vend, ai është më i gjati, në këtë pikë duhet pranuar se ka të drejtë: historia e këtij vendi s’ka shënuar ndonjëherë të ketë pasur në krye të vendit një copë kaq të madhe muti. Një qelbësirë e tillë duhet rrëzuar menjëherë, jo pas dy vjetësh, jo vitin tjetër, por tani. Tani dhe me çdo mjet.

Shkrimi është dërguar në adresën elektronike të ResPublica nga: al.ex.613

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

As latini i vjeter, as latini i ri nuk e ka thene kete qe thua zotrote:

"Latini i vjetër thoshte: jepi Çezarit çfarë i takon Çezarit."

E ka thene Jezu Krishti kur prishi tryezat e fajdexhijve qe benin biznesin e tyre ne Oboriin e Tempullit te Izraelit.

Submitted by Anonymous (not verified) on

E ka thene vertet Jezu Krishti, por jo kur prishi tryezat e tregetarve, por kur e pyeten farizejt, nese duhet ti paguanin taksen perandorit, meqe ai Jezui predikonte vetem nenshtrimin ndaj Zotit. Jezui u kerkoi nje monedhe, dhe kur ne njeren ane ishte portreti i Cezarit, (Cezar quhej cdo perandor), u tha shprehjen e famshme, e cila ka ngjallur debate edhe shekuj me vone. Padiskutim kjo shprehje i perket prifterinjve qe shkruanin Ungjillin, dhe keta ishin europiane, pra ose te Hellades, ose te Romes.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E sakte ajo qe thoni ju.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.