Paratë e shqiptarëve janë të pastra. Shpenzoji siç di ti!

Postuar në 14 Dhjetor, 2019 19:13

Ju premtoj se do të bëj çmos që çdo qindarkë e angazhuar për këtë sfidë të shpenzohet me mençuri dhe me ndershmëri. Do të bëj çmos që transparenca të jetë maksimale dhe këtu besoj se do t’ia dalim edhe falë Komitetit të Rindërtimit

Kështu është shprehur sot ndër të tjera kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi në Facebook. Njeriu që sot ka nga pas angazhimin e konferencave të donatorëve nuk garanton dot shpenzimin e financimeve duke pranur se abuzimi është pjesë e sistemit që drejton vetë. 

Kemi një kryetar qeverie që ka përpara pasqyrën e gjashtë viteve qeverisjeje, gjatë të cilave nuk pranoi asgjë, mbrojti gjithkënd për të arritur në maksimumin e moderacionit publik: Do të bëj çmos që paratë të shpenzohen si duhet. 

Patjetër që emërimi ministër i Arben Ahmetaj është një siguri më shumë në këtë drejtim, edhe për kryeministrin edhe për të gjithë ne. Mbetet për t’u pyetur se çfarë ia heq sigurinë kryeministrit që nuk garanton dot shpenzimin ndershmërisht të parave, siguri e vënë në dyshim sot nga roli i një puritani që pranon mundësinë e mëkatit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.