Thirrje publike për ta bojkotuar

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 23:14

Organizata Politike shpërndante në Facebook një status përmes të cilit bën thirrje për bojkotim të bizneseve të Samir Manes. Shkak është bërë situata në minierën e Bulqizës. Pranë QTU-së, qendrës tregëtare të Manes janë vënë dy banderola me thirrjet kundër tij. Shkruan OP

Rrugës për në QTU, aty ku do të blini dhuratat e fundvitit për të dashurit tuaj, kujtoni se minatorët e Bulqizës vazhdojnë të varrosen për së gjalli nëpër galeritë e vdekjes.

Paratë që do të shpenzoni për dhurata, do të majmin edhe ca pasanikun më të madh që ka vendi, oligarkun e kromit, qendrave tregtare, vilave luksoze e supermaketeve madhështore: Samir Manen. Kur minatorët organizohen për të kërkuar të drejta, Samiri nxjerr dhëmbët!

Ky “qen i pamshirshëm, me bark shekulluer, gjithmon' i pangishëm.” – thotë Migjeni për Samirin.

“Mali hesht dhe në heshtje qesh, e unë vuej, e në vuejtje vdes.” - vazhdon Migjeni me zërin e minatorit.

Po ju, o qytetarë të begatë të këtij vendi, me zërin e kujt do të flisni? Me sytë e kujt do të vështroni? Me vullnetin e kujt do të veproni? Bojkoti i oligarkut është shpresë për minatorët! 

Pak rëndësi ka këtu sesi lidhet bojkoti ndaj Manes me përmirësimin e situatës së minatorëve. Rëndësi ka prova e bojkotit që sugjeron OP. A jemi gati si shoqëri që të protestojmë në këto forma? A jemi gati që ta shohim si mundësi bojkotin ndaj një biznesi si formë e goditjes dhe reagimit? 

OP mund të niset nga premisa ideologjike në këtë sugjerim, por forma e protestës ndaj njerëzve që paraqiten si biznesmenë, por që kanë përherë një dorë nga buxheti apo që kanë në një mënyrë apo tjetër aksione ndikimi në çdo qeveri, ka vlerë edhe praktike. Do të ishte një lëvizje që do të krijonte momentum në shoqëri dhe do të sinjalizonte se ky vend nuk është pronë e vetëm 4-5 njerëzve. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne kete rast duhen perkrahur ata qe futen nen toke e bejne ate pune qe nuk do ta bente asnjeri prej nesh!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.