Etiopi, zbulohet një qytet i zhdukur i qytetërimit aksumit

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 15:55

Arkeologët amerikanë kanë zbuluar së fundmi një qytet të zhdukur në Etipi që mendohet se u banua për 1400 vjet. Pjesë e një qytetërimi të quajtur Aksum që dominoi Afrikën Lindore për shekuj, qyteti në fjalë është dëshmi e jashtëzakonshme.

Ky është një qytetërimet më të rëndësishme antike, por njerëzit në Perëndim nuk dinë gjë për të

shprehet kërkuesi Michael Harrower nga universiteti John Hopkins.

Kërkuesit nisën gërmimet pas bisedave me banorë të zonës dhe gjetën si fillim pjesë të një muri ndërtesash. Ata e quajtën qytetin e zbuluar Beta Samati që do të thotë Shtëpia e Pritjes në gjuhën lokale Tigrinya. Analizat e radiokarbonit tregojnë se siti në fjalë ka vijuar aktivitetin nga viti 771 p.e.s deri në vitin 645 e.s, që do të thotë se ky qytet ka ekzistuar që nga ajo që quhet perdiudha pre-aksumite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.