Banka Botërore ristrukturon ndihmën për Shqipërinë: 100 mln $ mund të lëvrohen për pasojat e tërmetit

Postuar në 12 Dhjetor, 2019 22:07

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se institucioni në fjalë është gati të lëvrojë 100 milionë dollarë që do të përdoren  sipas prioriteteve të qeverisë shqiptare. 
Duke folur për Zërin e Amerikës për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Pagano ka nënvizuar pasojat e tij. 

Nuk kemi ende një shifër por e presim këtë shumë shpejt. Por ky është vetëm hapi i parë para se të fillojmë të punojmë drejtëpërdrejt në terren…Në rastin e Shqipërisë, ka një portofol ekzistues projektesh që nuk janë livruar ende e që mund të ripërshtaten për të zgjidhur disa nga problemet. Më e rëndësishmja, ka dy hua të politikave të zhvillimit, një prej të cilave sapo është miratuar nga bordi dhe tjetra është ende duke u përgatitur, që do të jenë gati për t’u livruar shumë shpejt. Këto hua janë instrumente në mbështetje të buxhetit të qeverisë në përgjithësi dhe vlera e tyre shkon në gati 100 milionë dollarë. Këto janë fondet më të gatshme që mund të dislokohen sapo të kemi një shifër të vlerësimit të dëmeve dhe në bashkëpunim me qeverinë do të vendosen përparësitë

është shprehur ai. 
Pagano ka shtuar se Banka nuk e kushtëzon qeverinë në shpenzimin e fondeve por se ato kanë një kufi. Nga ana tjetër zyrtari në fjalë ka sqaruar se pasojat e tërmetit në ekonomi do të ndihen menjëherë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.