Tërmeti ishte me magnitudë 6.4, Goli i Kryeministrit me magnitudë të panjohur

Postuar në 09 Dhjetor, 2019 20:41

Tërmeti ra por mesa duket për kompanitë e sigurimeve ai ishte qar më vete. Kryeministri që ka kohë që po do sigurime të detyrueshme për shumëçka, kësaj radhe ka propozuar sigurime për tërmetet. Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, z. Rama ndër të tjera tha: 

Nuk mundet sot t’u kërkojmë njerëzve që të paguajnë, por duhet t’ua bëjmë të qartë mesazhin se, kjo është hera e fundit që qeveria e këtij vendi mund të paguajë të gjitha kusuret e individëve lart e poshtë. Duhet që sigurimi i banesës të bëhet i detyrueshëm, sigurimi nga fatkeqësitë të bëhet i detyrueshëm. Gjithkush të sigurohet. Ç’domethënë kjo? Bëhet një katastrofë apokaliptike rregullisht në Amerikë nga uragani, edhe njerëzit përveç asaj që pësojnë, se jetën nuk e mbron dot kur të vjen nga Zoti apo nga natyra, por të paktën pasurinë e ke të siguruar dhe mbaron puna

tha Rama.

Ku i lexon kryeministri këto teori? Wikipedia, që patjetër është më e paanshme, thotë krejt tjetër gjë. Në ShBA kompanitë e sigurimeve ndalojnë së shituri mbulim sigurimi për tërmetet me javë pas goditjes kryesore, pasi pasgoditjet shpesht rezultojnë me pasoja shumë të rënda. Këto kompani kur hyjnë në një rajon kërkojnë ekspertizë, harta sizmike, parashikime statistikore në mënyrë që të investohen. 

Në Shqipëri ndodh e kundërta. Qeveria e vendos sigurimin me detyrim duke ua bërë gati xhepin plot kompanive që në fund mundet edhe të mbrohen se shërbimin nuk e ka zgjedhje, por të detyrueshëm. Vetë këto kompani nuk po ndjehen sepse njësoj si me sigurimin e automjeteve e kanë të lehtë të blejnë çdo qeveri. Te këto të fundit është problemi  kurse drama qëndron te kryeministri i tanishëm që nuk dihet se përse lexon kaq shtrembërt çdo shembull. 

Të shpresojmë vetëm që rikuotimi i kompanive të sigurimit të shoqërohet me hapjen e tregut, ose me rritjen e interesit në investimin e kompanive ekzistuese me kushtin që aksionerët të bëhen të njohur. Kaq i detyrohet qyetarëve ky kryeministër që po u fut dorën në xhep të gjithëve pse 200 njerëz, ose ndërtuan keq, ose përfituan leje të papërshtatshme nga kryebashkiakë që duhen vënë në pranga. 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.