Lutja për një takim që do të shpërbënte opozitën

Postuar në 08 Dhjetor, 2019 19:10

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot të kujtojë nevojë  e një tryeze me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha. 

Lulzim Basha një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh

shkruan Rama.

Ta lëmë mënjanë paturpësinë e një ftese të tillë që vjen pak muaj pasi i njëjti njeri deklaronte se protestat e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha ishin të sinkronizuara me axhenda antishqiptare. Ta lëmë mënjanë edhe akuzën e z. Rama se Basha ka lidhje me rusët.

Thjesht të konsiderojmë dobinë e këtij pazari të ri. Askush nuk mund të sqarojë se çfarë e mire vjen nga një tryezë mes z. Basha dhe z. Rama. Ndoshta vetë kryeministri mund ta sqarojë opinionin për këtë ndonëse për aq sa mund të shihet një takim mes të dyve do të likujdonte aleancën PD-LSI, të cilën mund të mos e dojë as z. Basha, por që në të vërtetë si lëvizje i leverdis më shumë pushtetit aktual. Ndoshta në ato kushte mundet që z. Rama të ofronte kalimin në zgjedhje të cilat do ta linin Shqipërinë pa zgjidhje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.