Greqia shpall “Non Grata” ambasadorin libian

Postuar në 06 Dhjetor, 2019 13:05

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendhias ka shpallur mëngjesin e sotëm person non grata ambasadorin libian në Athinë, duke i dhënë atij afat 72 orë për tu larguar nga vendi.

"Me keqardhje po ju njoftoj se sot në mëngjes ambasadori i Libisë u thirr në Ministrinë e Jashtme dhe u informua për  dëbimin e tij.” deklaroi Dhendhias.

Dëbimi i ambasadorit erdhi pas refuzimit të tij  për të dorëzuar në ministrinë e Jashtmë greke marrëveshjen për kufirin detar mes Libisë dhe Turqisë.Athina pretendon se se marrëveshja  në fjalë shkel të drejtën ndërkombëtare . Ndërkohë kreu i parlamentit libian , i është përgjigjur ftesës së homologut të tij grek për të viziutuar Athinën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.