Kush harxhon para dhe energji për të dizinformuar për më të diskredituarit e Europës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2019 23:34

Ambasada e Rusisë në Shqipëri shpërndante përmes faqes së vet në Facebook një koment mbi Rezolutën e Parlamentit tonë për ndërhyrjen e huaj në zgjedhje. 

U njohëm me projekt-rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”. Rusia përmendet sërish. Për më tepër, për fat të keq, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël. 
…Është e qartë se Shqipëria po përballet me “tentativa nga aktorë të huaj (...) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut...” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia? 
Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi. Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian

thuhet në komentin që paralajmëron përplase diplomatike mes të dyja vendeve.

Duket se Moska zyrtare do të lëvizë nga pozita e injorimit të gërvëlisjes që Tirana zyrtare drejt një diplomacie aktive që vendos kufijtë ndaj një vendi që nuk përfaqëson dot as veten. Me gjasë kjo qasje do t’i ndihmojë kryeministrit të cilit i shërben legjendimi si një antirus dhe pro amerikan, në kushtet kur nuk ka asgjë të ofrojë veçse të shitet se është njeriu i dikujt në këtë botë. 

Ndaj është e udhës që Rusia ta injorojë tërësisht këtë qëndrim të Parlamentit kukull të Shqipërisë. 
Nga ana tjetër rezoluta ka 15 pika, që siç mund të merret me mend janë shumë dhe përbëjnë një objekt kompleks për një qeveri dhe shtet që është specializuar mirë vetëm në vjedhje tenderësh. Pika 1 flet për lirinë dhe pluralizmin e mediave si  bazë e shoqërive demokratike dhe mandej ecën me propozime për kufizime të kësaj të drejte në emër të luftës kundër dizinformimit. Por ajo që lind si pyetje është se për çfarë janë dizinformuar shqiptarët, votuesit? 

Nuk kanë ditur ata se kush është Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erjon Veliaj? Nuk kanë ditur ata se kush kanë qenë deputetët që kishin rekorde kriminale? Vallë nuk e dinë qytetarët shqiptarë se çfarë përfaqëson Sajmir Tahiri? 

Përse nevojitet ndërhyrja e huaj në një vend që ka 30 vjet që nuk arrin të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike? 
Përse nevojitet nevoja e ndërhyrjeve të huaja të organizuara kur njerëz me 4-5 emra, që shpallen mashtrues pasi marrin mandatin depërtojnë kaq shpejt në krye të listave? 

Shqipëria kërcënojet nga krimi dhe martesa e tij e pandashme me politikën, jo nga aktorë të huaj që kanë qenë aty përherë. Nëse ka aktorë të huaj që kërcënojnë Shqipërinë këta janë diplomatët e Perëndimit që janë shndërruar në avokatë të një qeveri të akuzuar po nga qeveritë e tyre si e korruptuar dhe e lidhur me krimin. Dhe ky nuk është dizinformim, por evidencë e qartë dhe e pakuncërshtueshme. 

Që Rusia apo Turqia nuk pengojnë Shqipërinë këtë na e thotë edhe vetë kryeninistri, i cili shpallet herë nolist e herë konician, duke na lënë të kuptohet se e keqja këtij vendi i ka ardhur përherë nga shqiptarët. Letra e bakallit e këtij parlamenti duhet marrë për atë që është pra, letër bakalli. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.