Përballja te Komisioneri/M. e Shëndetësisë mban të fshehtë çmimet CIF të barnave për 5 vitet e fundit

Postuar në 04 Dhjetor, 2019 13:59

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka marrë në datën15 nëntor të këtij viti një vendim që hedh dritë mbi praktikën e vendimmarrjes në institucionet shqiptare. Komisioneri ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të japë informacionin e kërkuar nga një subjekt privat si dhe ka gjobitur sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, Geraldina Prodani me 1.5 milionë lekë të vjetra për keqpërdorim të detyrës dhe cenim të së drejtës për informim.

Kërkesa e bërë nga subjekti ka rëndësi sepse lidhet me një vendimmarrje që ka provokuar përherë polemika: çmimet CIF të barnave për vitet 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019.

Çmimet CIF miratohen nga një komision i posaçëm dhe kanë parasysh edhe kursin e këmbimit të euros. Këto çmime duhet të publikohen brenda datës 31 dhjetor të çdo viti në faqen zyrtare të Autoritetit Publik. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe duke patur parasysh se Autoriteti ka refuzuar të japë informacionin e kërkuar.

Është për t’u vënë në dukje sjellja e drejtuesit administrative të kësaj ministrie që nga kryeministri mbahet si shembulli dhe modeli i menaxhimit. Pas nisjes së hetimit administrativ dhe senacës dëgjmore, përfaqësëues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë deklaruar se lista nuk mund të vihet në dispozicion sepse është duke u hartuar lista e vitit 2020 dhe kështu procesi mund të cenohet. Hetimi ka verifikuar se në të vërtetë informacioni është përpunuar dhe bërë gati nga njësitë përkatëse në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, por ai është bllokuar për t’u përcjellë për kërkuesin nga Sekretari i Përgjitshëm.

Duke vepruar në këtë mënyrë i ka dhënë vetes kompetencat e koordinatorit ad hoc për të drejtën e informimit, duke marrë përgjegjësitë që rrjedhin nga ky rol

thuhet në vendimin e Komisionerit që vlerëson se Koordinatori për të Drejtën e Informimit dhe Sektori i Rregullimit të Tregut Farmaceutik dhe Pajisjeve Mjekësore përjashtohen nga përgjegjësitë. Çfarë fsheh Ministria e Shëndetësisë me çmimet CIF të barnave? Pse refuzohet dhënia e një informacioni që me përkufizim duhet të jetë publik?

Është e logjikshme të mendohet se sekretari i Përgjithshëm nuk ka vepruar në kokë të vet, ose pa dijeninë e titullarit që është ministrja Ogerta Manastirliu. Përndryshe do të kishim të bënim me një tjetër lloj çudie kur një drejtues administrativ refuzon dhënie informacioni për arsye të panjohura dhe që e bën këtë pavarësisht se e di që mund të dënohet në rrugë administrative.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.