Vuçiç: Europa të sqarojë politikën e vet në Ballkan

Postuar në 03 Dhjetor, 2019 11:16

Në Serbi kanë shprehur pasiguri për vijimin ose jo të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Grupit Parlamentar të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Werner, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar që Europa të shprehet qartë se çfarë synon dhe do të bëjë në Ballkan. 

Ne do të veprojmë racionalisht dhe në mënyrë pragmatiste duke parë më të mirën për vendin tonë

tha Vuçiç. 

Komentet  vijnë ndërkohë që në Serbi po qarkullojnë lajme për shtyrjen apo ngrirjen nga ana e Francss të vijimit të procesit me Serbinë që pret zhvillimin e një konference ndërqeveritare për hapjen e dy kapitujve të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.