Qeveria detyron administratën dhe policët të solidarizohen financiarisht

Postuar në 03 Dhjetor, 2019 10:40

Punonjësit e policisë janë urdhëruar të kontribuojnë financiarisht për të prekurit nga tërmeti.  Një shkresë e bërë publike nga nënkryetari I LSI-së, që mban datën 27 nëntor urdhëron drejtorët e policisë të kontribuojnë nga paga me 5 mijë lekë të reja secili, vartësit e tyre me 4 mijë lekë te reja dhe punonjësit e tjerë civilë me 2 mijë lekë të reja.

Ndër të tjera në dokument thuhet se kontributet duhet të ishin dorëzuar ditën e djeshme tek burimet njerëzore bashkë me listë emërore. Ky nuk është denoncimi I parë I këtij lloji, pasi ditët e fundit shumë qytetarët që pretendojnë se janë punonjës të administratës kanë denoncuar përmes rrjeteve sociale se janë urdhëruar nga drejtuesit e dikastereve përkatëse të kontribuojnë financiarisht nga paga e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.