FBI: FaceApp kërcënim për sigurinë

Postuar në 03 Dhjetor, 2019 15:00

ShBA mendon se edhe produktet softuerike të zhvilluara në Rusi përbëjnë kërcënim për sigurinë duke kërkuar me këtë rast kategorizimin e tyre si temë e punës së kundërspiunazhit. Byroja Federale e Hetimit ka informuar senatorin demokrat të New York-ut, Chuck Schumer për shqetësimet e veta në këtë drejtim dhe pas kësaj ai ka bërë publik nevojën për ndërhyrje.

FBI konsideron çdo aplikacion të instaluar në telefoninë celulare, apo produkte të ngjashme të zhvilluara në Rusi si p.sh FaceApp si kërcënime objekt i kundërzbulimit, bazuar kjo në të dhënat që ky produkt mbledh, termat e tij të privatësië dhe mekanizmat ligjore të vlefshëm për qeverinë ruse që mundësojnë mbledhjen e të dhënave jashtë kufijve të Rusisë

është shprehur ndihmësi i drejtorit të Zyrës së FBI-së për Marrëdhëniet me Kongresin, Jill Tyson, në një letër drejtuar senatorit Schumer.

Ky i fundit ka kërkuar nga Byroja dhe nga Komisioni Federale për Tregëtinë që të ekamizojnë rreziqet që vijnë nga FaceApp pasi sipas tij mbledhja e të dhënave personave për qytetarë amerikanë nga fuqi të huaja është shqetësuese. Tyson ka sqaruar më tej se serverat e aplikacionit që thith fotot e përdoruesve janë në shërbime cloud të vendosura në disa vende dhe shërbimet sekrete ruse mund të

marrin akses në distancë në të gjithë komunikimet dhe serverat që janë në rrjetin rus pa kërkuar leje nga ISP-të

Vetë FaceApp sqaron se fotot e ngarkuara nga përdoruesit që duan të shohin plakjen e tyre virtuale fshihen brenda 48 orëve, ndërkohë që Kremlini zyrtar e ka cilësuar hapin e ndërmarrë nga pala amerikane si një betejë të humbur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.