Me Rilindjen nuk u qullos gjë. Provon bastin personal të Rindërtimit

Postuar në 02 Dhjetor, 2019 23:23

Mediat kanë përcjellë momente nga tensioni skenik i kryeministrit me bashkëpunëtorë të tij. Njëherë duke shtyrë zv.kryeministrin Erjon Braçe, njëherë tjetër duke urdhëruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës të marrë furçën e të lyejë një pallat, një herë tjetër duke i treguar vendin ministit të Brendshëm. 

Jemi në rastin e pastër kur këto xingje në udhëheqje nuk janë punë papapracësh, por inserte të sajuara nga regjizura e vetë kryeministrit që impostohet në sytë e të gjithëve si kryeheroi i rindërtimit. Zoti Rama dështoi me Rilindjen tani po kap një shans për rindërtimin. Dhe në këtë përpjekje ai po do të jetë vetëm. 

Është televizioni personal i z. Rama që po servir këtë lloj raporti krejt qesharak, për shkak se ai nuk ka asnjë raport besimi me njerëzit. Dhe për këtë arsye kryeministri ka menduar të inskenojë një tjetër akt: atë të të qenit i vetmi njeri me arsye të ftohtë në një kohë absurde dhe sureale. 

Ndiqni sesi copëza videosh shfaqen duke na treguar njëherë një qytetar që thotës e i kanë çuar gruan në Golem, një herë një tjetër i kërkon qenin në hotel. Diku më tej është dikush që i shan Vangjush Dakon dhe ky e sikteris. 

Të gjitha grimca humoristike që nxjerrin në pah pis miletin me të cilin po jep e merr ky hero i kohës sonë. Ky shpëtimtar që me siguri beson se flet dhe vepron për gjeneratën tjetër, pasi shqiptarët e sotshëm i rrinë ngushtë dhe keq. 

Këto incidente bashkë me animozitetin e rishfaqur ndaj medias synojnë patjetër edhe tërheqjen e vëmendjes. Zoti Rama po pret me padurim përfundimin e një fasade, të një hyrjeje, një apartamenti, një gjëje çfarëdo që të luajë edhe aktin e fundit të suksesit të rindërtimit. 

Patologjia e një pushteti, e një njeriu madje po shndërrohet kështu në metodë qeverisjeje, menaxhimi dhe reagimi duke neutralizuar çdo hapësirë për veprim dhe qasje serioze. Është e kotë shpresa se diçka do të rregullohet nga duart dhe mendja e kësaj qeverisjeje, që vetë shpreson në suksesin e spektaklit jo të punës,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.