Tërmet me magnitudë 6.1 godet Kretën

Postuar në 27 Nëntor, 2019 13:51

Edhe Greqia është goditur sot nga një tërmet me magnitudë 6.1. Shkencëtarët raportojnë se goditja u dha në orën 9.23, 74 km në veriperëndim të qytetit Hania në Kretë në thellësinë 74 km. Vala goditëse është ndjerë edhe në Peleoponez dhe në Atikë, ndonëse nuk janë raportuar dëme apo viktima. 

Kreu i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymios Lekkas ka deklaruar se tërmeti i Kretës nuk ka lidhje me tërmetin e datës 26 nëntor në Shqipëri dhe atë në Bosnje, 

Tërmete në këtë thellësi normalisht janë shenja të një ngjarjeje të vetme  dhe nuk pasohen nga valë dytësore. Pra nuk ka arsye për t’u shqetësuar

tha ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.