Turqia refuzon planin e NATO-s për mbrojtjen e vendeve balltike nga Rusia: Shpallni YPG si terroristë

Postuar në 26 Nëntor, 2019 16:31

Turqia është deklaruar kundër planit të mbrojtjes së NATO-s për vendet e Balltikut dhe Polonisë, nëse aleanca nuk do të japë mbështetje për Ankaranë në luftën e saj kundër milicisë kurde në Sirinë Veriore. Ambasadori i Turqisë në NATO ka refuzuar të firmosë planin e propozuar duke ngritur në nivel informal kërkesën që milicia kurde të klasifikohet si organizatë terroriste.

Qëndrimi kundër i Turqisë vjen pak para samitit të Londrës ku do të kremtohet 70 – vjetori i krijimit të Aleancës, ku vendet anëtare do të kërkojnë miratimin e planit mbrojtës për Poloninë, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë në rast të një sulmi nga Rusia.

Turqit po marrin peng Europën Lindore, duke bllokuar aprovimin e këtij plani ushtarak derisa të marrin atë që duan

citon Reuters burime diplomatike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.