Miliarderi Bloomberg sfidon Trump

Postuar në 25 Nëntor, 2019 10:20

Michael Bloomberg, miliarderi I njohur amerikan kërkon të sfidojë presidentin actual të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në zgjedhjer presidenciale të vitit 2020. Ai ka njoftuar zyrtarisht sot se do të kërkojë nominimin e Demokratëve për garën e vitit të ardhshëm.

"Po kandidoj për të mposhtur Donald Trump dhe rindërtuar Amerikën. Nuk do t'i nënshtrohemi veprimeve të pamatura dhe imorale të Presidentit Trump për katër vjet të tjera. Trump paraqet një kërcënim ekzistencial për vendin tonë dhe vlerat amerikane. Nëse ai fiton një mandate të të ri, nuk do të jemi në gjendje të marrim veten”-thekson Blumberg.

Revista Forbes e rendit biznesmenin të nëntin në listën e 50 më të pasurve në botë me 50 milionë dollar të ardhura.  Menjëherë pas shpalljes së ambicjes për t’u bërë president ai nisi një fushatë reklamuese televizive që do të kushtojë rreth 31 milion dollarë. Bloomberg  vjen nga një familje e klasës së mesme. I lindur më 14 shkurt 1942 në Boston, ai studioi inxhinieri dhe më pas mori një diplomë master nga Universiteti i Harvardit.

Ai punoi për 15 vjet në bankën e investimeve Salomon Brothers. Kur u pushua nga puna në 1981, Bloomberg mori një kompensim prej 10 milion dollarësh. Më pas themeloi kompaninë e programeve financiare dhe të të dhënave si dhe një agjenci lajmesh që mban emrin e tij. Në 2001, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Michael Bloomberg fitoi përballë Rudi Xhulianit në garën për bashkinë e Nju Jorkut.  Ai është kritikuar nga kundërshtarët e tij politikë  për drejtimin "despotik" të bashkisë, ndonëse punoi për t’I dhënë një impuls të ti rritjes ekonomike të Njujorkt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.