Anti-KÇK, Bashës i mbetet në dorë paketa Antimafie

Postuar në 25 Nëntor, 2019 13:50

Prezantimi i sotshëm i ligjit special Anti-KÇK nga kryeministri të sjell në mendje Paketën Antimafie të propozuar nga Partia Demokratike pak muaj më parë. Në daljet e veta publke, kryetari i saj, Lulzim Basha deklaronte pikat e kësaj pakete:

Kontratat PPP

Kontratat e koncesionit

Kontratat e Prokurimit Publik

Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike

Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.

Efektet e ligjit antimafia kanë efekte të menjëhershme dhe konkrete:

Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi

Kontratat abuzive dhe korruptive anullohen.

Pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin u kthehet qytetarëve

Klima e biznesit përmirësohet

Pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike

Këto premtonte z. Basha i cili madje u nisi edhe një letër fantazmagorike bankave që të refuzoni financimin e kontratave koncesionare.

Çfarë mbetet sot nga kjo paketë duket se janë vetëm koncesionet, pasi me ligjin e ri duket se subjektet e krimit të organizuar do të kalojnë në sitë. Mbetet për t’u parë gjithësesi nëse ky ligj i ri do të verifikojë pasurimin nga kanabisi dhe kanabizimi që herbalizoi anëembanë atdheun tonë të bërë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.