Politikë e SHBA, apo e selive diplomatike?

Postuar në 23 Nëntor, 2019 14:51

Ajo ka thënë gjëra të këqija për mua. Ajo nuk më ka mbrojtur dhe unë kam të drejtën ta ndryshoj një ambasador

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump për ambasadoren e vendit të tij në Ukrainë, Marie Yvanovitch, pasi kjo e fundit dha dëshminë e vet në Komitetin për Inteligjencën në Kongres. Trump u ankua se ajo bënte gjëra që ai nuk I dinte dhe se ajo nuk vendoste fotografinë e tij në ambasadë. Trump i bëri këto komente në një intervistë telefonike për Fox News.

Nuk është e qartë se sa mund të besohet në ato që thotë z. Trump, por fakt është se institucionet amerikane përjetojnë një rënie të seriozitetit të tyre dhe vetë demokracia e këtij vendi është vënnë në lojë nga mënyra sesi presidenti i tij zhvillon luftërat e brendshme politike.

Situata e krijuar me ambasadoren në Ukrainë është një shembull për të pyetur nëse z. Trump është i informuar për atë që ndodh me ambasadën e tij në Tiranë. Për angazhimin e kësaj ambasade në reformën në drejtësi, për njëanshmërinë e qartë kjo seli diplomatike e interpreton reformën dhe vendimet që ajo përcjell si të SHBA.

Në thuhet shpesh se ne jetojmë në një sistem që funksionon mbi parimin e kontrollit dhe balancimit. Por Kushtetuta jonë nuk ka fuqi mbi ambasadën amerikane dhe titullarët e saj, ndaj kush i kontrollon këta?
Trump po na thotë që ai nuk i ka nën kontroll, atëherë ndoshta politika e SHBA në Tiranë është asgjë më shumë sesa një politikë e selisë së këtushme. Sigurisht, dikur, dikush mund të kujtohet se SHBA kanë edhe një ambasadë në Tiranë, por deri atëherë demokracia hibride shqiptare do të jetë aneksuar nga humori i ambasadorëve që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë në atë që thonë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.