Rilindja në grarishte

Postuar në 22 Nëntor, 2019 11:56

Sot në një emision televiziv ka qenë e ftuar ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli
Ndonëse është e paqartë rëndësia e fjalës së znj. Kodheli sërish disa paragrafë kanë peshë. Zonja nuk mungon të shprehë mendimin e saj se përse Shqipëria është vend shumë i mirë për të jetuar. 

 

Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rijnë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë.
Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetem punë. Cilësia e jetesës është më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqiperia. 
Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi

ka thënë ajo. 

Është e kapshme se zonja ka rrëshkitur pak më intervistë kur duke folur për të rinjtë ka mbajtur parasysh veten. Një grua mbi 50 vjeç, me shumë kohë të lirë dhe që vërdalloset e ngeshme në Tiranë. Por kjo nuk është Shqipëria. Shqipëria është krejt tjetër. T'i lëmë pallavrat me detin afër sepse Italia dhe Greqia kanë pothuajse këtë lloj qasje. Por të shohim se cila është oferta që zonja mendon se duhet të joshë të rinjtë. Kafeja, xhiroja, shoqnia, gjumi. 

Nuk ka asgjë të keqe ta shpjegosh Shqipërinë dhe mirëqenien grarishte, por Kodheli është ndër ata që janë zotuar se do ta rilindim Shqipërinë, do ta afrojnë me Europën. Edhe rehati mund të jetë kapitull për t’u negociuar, por të rinjtë ndoshta kanë nevojë për ëndrra të mëdha, për ambicie. Cilat ofron Shqipëria e zonjës Kodheli nga këto? 

Nuk të çudit këtu mendjelehtësia, por lehtësia me të cilën mund t'i nxjerrësh këta pionerë të betuar para portofolit për atë që janë dhe atë që hiqen. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.