1:1 në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 22 Nëntor, 2019 16:38

Besnik Muçit i ka përfunduar mandati anëtarit të Gjykatës Kushtetuese para kohe. Këtë na e thotë jo z. Muçi që sot shkoi sërish në zyrë, por Presidenti i Republikës që e caktoi aty. Përmes një një njoftim-shpallje, kreu I shtetit bën me dije se ka shpallur

procedurën e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Muçi

Kështu presidenti i Republikës ka marrë në konsideratë vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe me gjasë edhe telefonatën me z. Palmer.

Vetë z. Muçi me sjelljen e tij publike provoi të qëndronte në detyrë duke mos njohur vendimin e KPA-së dhe duke ankimuar në Strasburg dhe duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shprehjen e mendimit.

Ikja e Muçit pason bllokimin e marrjes së detyrës nga Arta Vorpsi, e zgjedhur nga Kuvendi I Shqipërisë, por që u refuzua nga Presidenti.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk e di pse ne keto momente me kujtohen disa transmentime sporti te dikurshme ne radio nga i paharruari Ahmet Shqari, kur ndeshja po i afrohej fundit dhe lojtaret vetem i pasonin topin njeri-tjetrin, thjesht per te pritur renien e bilbilit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.