Ka patur investitorë që kanë ardhur, por kanë ikur për shkak të korrupsionit dhe burokracisë

Postuar në 18 Nëntor, 2019 12:17

Konkurencë e dobët dhe korrupsion i lartë. Këto janë karkteristikat e ekonomisë shqiptare. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Enio Jaço, shprehet për Zërin e Amerikës së ka patur investitorë që kanë ardhur dhe janë larguar për shkak të korrupsionit.

Korrupsioni në Shqipëri, në lidhje me klimën e biznesit dhe vendosjen e investimeve ka qenë i përhapur. Në fakt kemi raste investitoresh që kanë ardhur, janë munduar, kanë patur orientimin pozitiv për të investuar në Shqipëri, por janë ndeshur ose me korrupsionin ose me pengesa të ndryshme ligjore dhe proçeduriale, të cilat herë kanë qënë të lidhura me korrupsionin e herë jo, por në fund kanë shkaktuar largimin e investitorëve

ka thënë ai.

Përkeqësim ka njohur edhe raporti ekonomik me SHBA-të ndërkohë që ministri Eduard Shalsi teksa pranon se ka probleme me Investimet e Huaja, shton se qeveria po mendon të ndryshojë qasje. Përfundimi I dy projekteve të mëdha, TAP dhe Devolli solli përkeqësim të treguesve, ndërkohë që gjatë kohës që ato ishin në zhvillim qeveria fliste për nivele të larta investimesh duke mos pranuar se ato ishin projekte të vjetra dhe të nisura në kohën e qeverisë Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.