700 faqe material të shërbimit sekret iranian rrjedhin në media. Irani bleu rrjetin e CIA-s Irak

Postuar në 18 Nëntor, 2019 13:35

Gazeta investigative “The Intercept” ka publikuar së bashku me “The New York Times” një material të gjerë mbi aktivitetet e spiunazhit të Iranit në Irak, falë një dërgese anonime prej 700 faqesh që përmbajnë informacione sekrete dhe operative nga shërbimi sekret iranian. Në 700 faqet për të cilat “The Intercept” thotë se ka verifikuar autenticitetin e tyre ka informacione bruto, por edhe analiza dhe vlerësime të oficerëve iranianë të spiunazhit, të dhëna për pagesat e tj.

Mediat në fjalë kanë kërkuar komentin e zyrtarëve iranianë dhe atyre amerikane, por vetëm një prej tyre ka pranuar të flasë. Hassan Danaiefar, ish-ambasadori iranian në Irak është shprehur se të dhënat tregojnë se ka një diferencë mes veprimeve të amerikanëve në Irak dhe perceptimit mbi to.

Analiza e materialit ka çuar dy mediat në konkluzionin se Irani ka fituar çdo betejë me amerikanët në Irak që nga pushtimi i vendit në vitin 2003. Teherani zyrtar e shtoi shumë aktivitetin pas tërheqjes së amerikanëve në vitin 2011 duke nisur rekrutimin e ish-agjentëve të CIA-s në terren. Po kështu ka patur një përpjekje dhe majde takime me një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit emri i të cilit nuk thuhet, në detyrë të tillë që të mund të ofronte informacione për planet e SHBA-ve në Irak.

Panorama e këtij materiali 700 faqesh zbulon sipas medias në fjalë një veprimtari të organizuar dhe profesionale të iranianëve që drejtohen nga synimi për shmangur ndarjen e Irakut, kufizimin e militantëve sunitë në kufirin iranian, shmangien e luftës sektare, shmangien e krijimit të një shteti kurd që mund të kërcënonte integritetin e Iranit. Figura kryesore e kësaj veprimtarie është një ndër krerët e Gardës Revolucionare, Qasem Soleimani që drejton Forcat Kuds, një divizion i angazhuar me operacionet klandestine ushtarake jashtë vendit.

Garda Revolucionare dhe Suleimani kanë punuar po ashtu në asgjësimin e Shtetit Islamik, por me një përqendrim më të madh në mbajtjen e Irakut si një shtet klient të Iranit dhe duke siguruar që fraksionet politike besnike të Teheranit të mbeten në pushtet

shkruan “The Intercept”.

Në këtë kontekst del edhe figura e kryeministrit të tanishëm iraken, Adil Abdul-Mahdi al-Muntafiki, që përshkruhet si një njeri që ka një marrëdhënie të veçantë me Republikën Islamike të Iranit. Se çfarë do të thotë konkretisht një gjë e tillë nuk bëhet e qartë.

Fitorja gjeopolitike e Iranit në Irak tani po vihet në diskutim me protestat në jug të vendit dhe vrasjen e operativëve shiitë, duke provuar se irakenët duan pavarësi nga Irani. Por kjo është një fitore shumë e madhe sidomos duke marrë në konsideratë kostot e ndërhyrjes amerikane në vitin 2003 që u pranua zyrtarisht si shumë e madhe dhe me pasojë dështimin. Kjo në aspektin politik, por më keq ka ndodhur me përdorimin e burimeve operative. Me largimin e SHBA në vitin 2011 shumë agjentë të CIA-s u lanë pa punë dhe Irani e shfrytëzoi këtë mundësi duke arritur të vjelë të gjithë infiormacionin e duhur për rrjetin dhe infrastrukturën e CIA-s në Irak. Materiali prej 700 faqesh e ilustron me informacione konkrete një gjë të tillë. Një material që më shumë sesa dekonspiron ndonjë gjë dokumenton dështimin amerikan në një rajon ku sot SHBA po përpiqet të kthehet por tanimë e diskredituar dhe e pabesueshme. Edhe pse vetë Irani siç vërtetohet në material ka marrë kosto në Irak për shkak të politikës filoshiite që ka ndjekur dhe goditjen edhe të sunitëve të thjeshtë e të pafajshëm, aq sa sot sunitët dëshirojnë sërish prezencën e amerikanëve e madhe edhe të izraelitëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.