Çlirimi i Tiranës apo terrori i brashnjarëve?

Postuar në 17 Nëntor, 2019 18:56

Çfarë ndodhi më 17 nëntor 1944 në Tiranë? 
Një pjesë, ajo më e zhurmshmja, në thotë se qyteti u çlirua nga pushtuesit nazistë. Një pjesë tjetër dëshmon se nisi lemeria e terrorizmit të brashnjarëve nga Jugu.

Ka rëndësi ky si proces sepse që nga këtej nis përplasja që vazhdon edhe sot. 
Ironia e fatit është se ata që fituan në emër të një bote të re sot celebrohen nga një pushtet hajudtësh dhe kriminelësh që nuk bëjnë gjë tjetër veçse me diskreditimin e tyre diskreditojnë edhe vetë të ashtuquajturat festa çlirimi. 

Datat dhe simbolet sugjerojnë momente konsensusi dhe bashkimi, por si mund të realizohet kjo nga figura si Erion Veliaj dhe Erjon Braçe? 
Dhe si mund të shpresosh se të ashtuquajturit veteranë parakalojnë pa problem para kësaj politike duke luajtur rolin e idealistit në detyrë? 
Të nderosh ata që kanë luftuar ndoshta është një farë detyrimi edhe pse vendin mund ta duash në shumë mënyra. Por kjo nuk të jep të drejtë që sot të sekuestrosh edhe ato festa që i ke shpikur vetë për të luajtur me anën e duhur të historisë dhe anën e keqe të saj. 

Njerëz si këta erjonët nuk kanë nguruar sot të përmendin edhe aleancën me perëndimin si kriter drejtësie për qëndrimet e partisë. Dje këta aleatë mbështetën krimin e komunizmit, sot korrupsionin e socialistëve. Dhe ne na duhet të duartrokasim këtë lëtyrë historike?

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.