Marrëveshja/Banka Europiane e Investimeve ndërpret financimet për karburantet që nga viti 2021

Postuar në 16 Nëntor, 2019 23:29

Banka Europiane e Investimeve ka vendosur së fundmi të ndalë çdo financim për karburantet si nafta, qymyri apo gazi. Bllokimi i financimit nis që nga viti 2021 datë që u përcaktua nga presioni i Gjermanisë dhe Italisë që ishin skeptike për këtë vendim. 
Ky vendim nxjerr nga tregu eurpoian një vlerë investimi prej miliarda eurosh, mjafton të merret parasysh se mes viteve 2013-2018 janë akorduar 13.5 miliardë euro.

Banka ka marrë parasysh edhe situatën e vendeve me të ardhura të ulëta për të cilat do të rrisë tavanin e projekteve të financuara. Po kështu vendet anëtare të BE-së do të kenë akses në vlera të mëdha financimi për projekte të energjisë së rinovueshme. 

Një nga premisat e marrëveshjes ishte shtyrja në kohë e bllokimit të financimit për projektet e gazit si pasojë kjo e presionit të Komisionit Europian.
Ky proces do të jetë gradual dhe Banka parashikon që në vende ku përdoren karburante të ngurta apo naftë për ngrohje të financohen impiante të vogla gazi. 

Një sërë vendesh si Qiprua, Estonia, Lituania dhe Malta abstenuan për shkak të asaj që e quajtën mungesë fleksibiliteti për gazin. 
Vendimi në fjalë vjen në përputhje me politikat e BE-së që parashikon zero emetime karboni në vitin 2050.

Sipas këtij plani deri në këtë vit do të duhen më shumë se 500 milionë euro çdo vit për të dekarbonizuar të gjithë ekonominë europiane. Banka deklaron se politika në fjalë do të çlirojë 1 trilionë euro investime përpara vitit 2030. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.