Erdogan refuzon shantazhin: Nuk besoj se Senati do kalojë rezolutën për genocidin armen

Postuar në 15 Nëntor, 2019 07:18

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ai beson se Senati amerikan nuk do ta miratojë rezolutën e Kongresit që njeh genocidin armen. 

Besoj se Senati do të veprojë me kujdes dhe nuk do të përsërisë gabimin e Kongresit. Nëse ShBA dëshiron me të vërtetë të veprojë ndershmërisht duhet të kufizohet në marrjen e qëndrimeve politike të cilat duhet t'i vendosin historianët

tha Erdogan gjatë një fjale të mbajtur në Maryland. 

Sipas tij Senati amerikan nuk duhet të bjerë pre e propagandës së zezë armene që ushqehet nga organizata terroriste të cklat kanë kryer akte dhune në Turqi në vitet ‘70-80 të shekullit të kaluar. 
Erdogan duket se ka gjetur veshë për apelin e vet. Mediat raportojnë se i kudondodhuri Lindsay Graham ka kundershtuar përfshirjen e rezolutës në axhendën e Senatit. 
Deklarimet e presidentit turk janë bërë në kuadër të vizitës së tij në ShBA ku atij po i kërkohet të heqë dorë nga blerja e sistemit rus S 400 në këmbim të 100 miliardë dollarëve dhe lënies të lirë për të vepruar në Siri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.