100% mbështetje nga ShBA dhe BE. Po nga shqiptarët?

Postuar në 15 Nëntor, 2019 13:18

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot ndër të tjera në Parlament: 

... duke qenë ne këtu 100 % jo 99%, por 100 % në të njëjtën linjë me SHBA dhe BE dhe natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si çdo herë tjetër Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të palëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara

Nuk ja vlen të harxhosh rreshta me një krizë pallati si kjo që vijon që nga viti 2013, por nuk mund të mos pyesësh kur sheh se kryeministri i vendit ka siguri vetëm te shifra 100%:

E para: Çfarë duhet të mendojmë për këta partnerë që mbështesin 100% shumicën kur ta zëmë edhe ekspertët janë të ndarë?

E dyta: Nëse z. Rama ka mbështetje 100% nga ShBA dhe BE për këtë çështje, sa është mbështetja që ka nga shqiptarët? Shpresojmë që shqiptarët te kenë ende rëndësi. 

Dhe së treti: Nëse shumica është e bindur në qëndrimin e vet pse importon legjitimitetin nga jashtë? 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Kjo mazhorance i ka skemat per te vazhduar perpara. Kur dicka ka probleme me ligjet e presidentin gjendet nje noter dhe behet nje rezolute parlamentare me mbeshtetjen e opozites se re dhe keshtu plotesohen tekat e mazhorances! Kur problemet behen te medha atehere del zoti Palmer tek zeri i Amerikes dhe tregon se si duhet mbeshtetur qeveria ne cdo veprim te saj, ne funksion te perparimeve gjigande qe ben Shqiperia ne rruget euroatlantike deri aty sa te gjithe duhet te marrin shembull nga ne.

Pra teorikisht mazhoranca ka zgjidhur cdo problem per funksionimin e shtetit! Pavaresisht sa respektohet kushtetuta dhe presidenca, e cila ende nuk ka formen e tipit "Presidenca qe duam"!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo eshte mbeshtetja nga bagetia ne Shqiperi:
Në kopshtin zoologjik
Ligji i tretë i Njutonit nuk mund të mos vepronte edhe në kopshtin zoologjik alban. Trysnia e ushtruar nga lart prej çakenjve dhe hihenave për shumë dekada mbi kurrizin e kafshëve të këtij kopshti të bukur natyror, bëri që entropia të rritej e të shpërthente tek një deriçkë e hapur si gjoja rastësisht. Një shumicë kafshësh u dyndën nëpër ‘të e dualën jashtë, për tu bërë pjesë e kopshteve zoologjike të tjera më të mëdha. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo deriçkë sëbashku me disa të tjera të hapura, një shumice kafshësh albano-alpine iu dyndën fushave, nën parrullën patriotike: “tokë e xanun”. Ky fenomen nisi të përhapej si virusi i gripit pak e nga pak në të gjithë shoqërinë e kafshëve, sa sejcili derr, lepur, mi, hardhuc, qen, gomar, qerbull, e kushdo tjetër nisi të kapte çfarë të mundte, një sëmundje kjo e cila u klasifikua si KÇK (kap çfar të kapësh). Mund të thuash pa frikë, se sëmundja kapi gati 80-90% të të gjitha kafshëve albane, për t’mos thënë se preku edhe kafshët e tjera të huaja, të cilat vinin nga kopshte të tjerë zoologjikë, gjoja si për të ndihmuar, por shpejt e kuptua se edhe ato e kishin mëndjen të milnin lopën e shenjtë të racës kafshore albane e të pinin ndonjë gotë qumësht bio të ambëlsuar me mjaltë bletësh të po këtij kopshti. Biles, kafshët e huaja, sejcila në program dhe interesa të saja, duke qenë se e mbanin veten si të arsimuar, si me dinjitet, si specialistë të rregullit dhe ligjit, duke parë se edhe xhungla e pyjeve albane nuk ekzistonte më, iu ofruan drejtuesve të rinj të kopshtit zoologjik-alban një xhungël tjetër medikamentesh ligjore, atë të rregullave pa kokë e këmbë të tyre. Xhungla e re juridike zevëndësoi xhunglën e dikurshme pyjore me pretendimin se kjo xhungël e re do të shëronte sëmundjen e nisur, KÇK. Dhe përmes disa gramafonëve të prishur psikopatus-delirantus, si qelbësi Ngjala & Co., përhapej kudo lajmi se xhungla e re juridike dhe gjilpëra e saj Veting do të shëronin sëmundjen e nisur. Mirpo kjo ishte loja në fakt. Medikamenti xhungla-juridikus dhe vaksina Veting, të dyja të ardhura nga jashtë, e bënë virusin KÇK më rezistent e më të manovrueshëm. Kjo sëmundje i shtynte aq më tej kafshët albane në marrëzinë e KÇK-s, sa i përplaste ato përherë e më tepër me njëra-tjetrën. Zbrasej jo vetëm automatiku breshëri në mes të rrugës dhe merrte jetë kafshësh grabitqare, por edhe kafshët e shoqërisë së lartë, i ishin hedhur njëra-tjetrës në grykë, ndonëse –kuptohet– në forma më të stërholluara dhe hileqare, si bie fjala duke përdorur kafshët-gjyqtare, kafshët deputete, apo duke përdorur vendime dhe rregulla të reja, të cilat dilnin nga kafazët e tyre si punë ligjesh. Kjo ishte mjaft e kollajtë në shoqërinë e tashme, pasi xhunglus-juridikus dhe Vetingu ua lejonin tashmë këtyre kafshëve drejtuese të bënin ç’të donin, sejcila në kokë të vet. Nëse një çakall-drejtues thoshte –bie fjala– do mblidhemi tek sheshi në qershor, dilte një dhelpër drejtuese tjetër dhe thosh që mbledhja do të bëhet në tetor. Nëse një hienë caktonte një klloçkë për të ngrohur vezët diku, dhelpra drejtuese thosh që vezët ti ngrohë klloçka tjetër. Njëra klloçkë betohej, siç betoheshin edhe klloçkat e huaja në kopshtet e tyre zoologjikë, ndërsa njëra klloçkë gjente një paragraf nga xhunglus-juridikusi i huaj dhe betohej para pasqyrës së saj. Kjo situatë kaq qesharake shihej edhe nga vetë kafshët e huaja, elefanti, luani, tigri, pantera, bualli kryeneç, derri i majmur parelli, etj., të cilat gjoja kujdeseshin për kopshtin zoologjik alban. Mirpo, përpara kësaj situate ku ato e kishin katandisur këtë kopësht, tashmë ato fusnin kokën si struci nën rërë dhe s’pipëtinin fare, me shpresë që kopshti alban të vazhdonte degradimin e tij të mëtejshëm. Në mënyrë që virusi kap ç’a të kapësh ta shkatërronte këtë kopësht dhe ta çonte akoma më tej në buzë të greminës. Kështu ato e kishin më kollaj ta kishin nën kontroll, e kishin më kollaj ta përdornin këtë kopësht si laborator eksperimentesh, e kishin më kollaj ti përdornin kafshët e këtij kopshti të degraduar si kavie për eksperimentet e tyre, e kishin më kollaj ti detyronin kafshët e këtij kopështi pa norma të emigronin në kopshtet e tyre zoologjike dhe ti përdornin si krahë të lirë pune, e kishin më kollaj ti përdornin drejtuesit e këtij kopështi formal si mashë dhe pararojë në insinuata të tjera më të mëdha. Ndaj këto kafshë të huaja, jo më kot i kishin hedhur medikamentet e tyre xhunglus-juridikus dhe vaksinën Veting në këtë kopësht-eksperimental. Tashmë ato vazhdonin të vilnin frutet e punës së tyre prapaskenore dhe hileqare, duke ua lënë fajin –pjesërisht me të drejtë– vetë kafshëve albane të kopshtit zoologjik. 15.11.2019 , nga: fjale cimbuese

Submitted by qivja (not verified) on

Shqiptaret ? Budallej+maloke, ata qe mbesin hajdute si puna likes. Kush pat mend iku...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.