Tani do të bashkojë Qipron

Postuar në 14 Nëntor, 2019 12:34

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar gjatë një seance debati të mërkurën se një Qipro e Bashkuar brenda BE-së do të ndryshonte lojën.

Objektivi është të ndryshohet sjellja, të ndalen kërkimet dhe - jam e befasuar që jo shumë prej jush e nënvizuan këtë – të përpiqemi të ndihmojmë OKB-në të gjejë atë që mund të ishte zgjidhja reale e çështjes së Qipros. Dhe një Qipro e bashkuar brenda BE-së. Kjo do të ndryshonte lojën, jo vetëm për sa i përket aktiviteteve të kërkimit të naftës dhe gazit por edhe vetë Qipron, BE-në dhe mbarë rajonin

citohet Mogherini.

Zyrtarja në fjalë konsiderohet si një ndër më të pasuksesshmet në drejtimin e politikës së jashtme të BE-së dhe këtë e ka deklaruar edhe mbështetësi kryesor i saj, Matteo Renzi. Por prononcimi për Qipron tingëllon paksa ironik ndërkohë që Mogherini ka regjistruar dështim në ndërmjetësimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ku ajo nuk arriti dot të qartësonte pozicionin e vet dhe për pasojë edhe të BE-së për idenë e shkëmbimit të territoreve. Paqartësi që e reduktoi përballjen diplomatike mes SHBA-së nga njëra anë dhe Gjermanisë nga ana tjetër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.