Kajmaku shpallet në kërkim

Postuar në 11 Nëntor, 2019 14:55

Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës, është shpallur në kërkim nga prokuroria. Sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare për Kajmakun është kërkuar masë sigurimi “arrest me burg” me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të formularëve. 

Merr fund kështu me turp saga mediatike dhe politike për mbrojtjen e një personi të zgjedhur nga Partia Socialiste më 30 qershor. Denoncimi për të erdhi nga Partia Demokratike që evidentoi se Kajmaku kishte mbajtur një emër tjetër në Greqi, fakt të cilin Kajmaku e mohoi.

Ky është rasti i dytë pas Valdrin Pjetrit në Shkodër që të zgjedhur të PS-së kapen në shkelje ligjore për formularin e dekriminalizimit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.