Doktrina Cheney kundër teknologjisë kineze shumëfishon konfliktet në botë

Postuar në 11 Nëntor, 2019 16:42

SHBA i ka hapur luftë teknologjisë kineze. Huawei qëndron në krye të listës së armiqve të rinj për shkak se sipas amerikanëve pajisjet e kompanisë në fjalë parqesin rrezik spiunazhi dhe vjedhjeje të dhënash. Mirëpo një ndër intelektualët e njohur të mjediseve akademike amerikane, Jeffrey D. Sachs i universitetit Columbia, shkruan se kjo lloj lufte ngjason me një tjetër luftë me pasoja katastrfike për SHBA: atë në Irak në vitin 2003.

Në atë kohë, sipas Sachs, ish-zv.presienti amerikan, Cheney arsyetoi se edhe sikur rreziku që në duart e terroristëve të binin armë të shkatërrimit në masë të ishte 1%, goditja ndaj tyre duhet të ishte sikur një gjë e tillë të ishte 100% e sigurtë. 

Një arsyetim i tillë është e sigurtë që çon në vendimmarrje të gabuara në shumicën e rasteve

shkruan Sachs.

Në këtë kontekst, administrata Trump po përdor sipas tij Doktrinën Cheney kundër teknologjisë kineze, ndonëse njësoj si në vitin 2003, askush nuk e di ta thotë me siguri se çfarë kërcënimesh paraqet kjo teknologji. Kjo politikë luan në keqbesim me publikun dhe keqorienton investimin në fushën e sigurisë.

Duke u përqendruar në vetëm 1% Cheney dhe shumë të tjerë zhvendosën vëmendjen e publikut nga shumëçka tjetër si p.sh që lufta e Irakut nuk justifikohej dhe se ajo do të destabilzonte Lindjen e Mesme dhe politikën botërore

shton Sachs.

Ai ka një vërejtje edhe për sjelljen në treg të administratës amerikane duke përqendruar goditje të paprecedenta ndaj kompanisë Huawei.

I kam ndjekur përparimet teknologjike të Huaweit dhe punën në vendet në zhvillim sikurse besoj se 5G dhe teknologji të tjera dixhitale ofrojnë një stimul të fuqishëm për t’I dhënë fund varfërisë dhe përmbushin disa synime për zhvillim të qëndrueshëm…

Qeveria amerikane argumenton se pajisjet 5G të Huaweit mund të minojnë sigurinë globale…Tani faktet janë këto: pajisjet e saj janë të lira dhe me cilësi të lartë, përpara shumë konkurentëve të vet…Performanca e lartë e saj vjen si pasojë e shpenzimeve domethënëse në kërkim dhe zhvillim…E megjithatë SHBA po i thotë botës të qëndrojë larg Huaweit…

shkruan ai.

Mesa duket politika e vetme që ndjek sot SHBA nuk është ajo e bindjes përmes ofrimit të një alternative, por ajo e bindjes përmes ushtrimit të presionit. Autori shton edhe se Huawei mund të zbulojë shkallën e survejimit që aplikon SHBA në botë duke zbuluar ndërkohë edhe faktin se SHBA nuk është më lideri i pakontestueshëm botëror në fushën e teknologjisë.

Nëse administrata Trump ia del ta ndajë botën në kampe teknologjike, rreziku për konflikte në të ardhmen do të shumëfishohet

konkludon Sachs.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Paska paguar Kina para me bollek sepse i njejti lajm eshte ne disa gazeta :(. Komunizmi gjithmone harxhon shume para per propaganden

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.