Thaçi ndryshon stacion: Franca mund të luajë rol kyç në dialogun me Serbinë

Postuar në 10 Nëntor, 2019 22:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mendon se edhe Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.
Thaçi ka shkruar në Tuiter nga Parisi ku ndodhet për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë

shkruan ai.

Forumi i Paqes i Parisit është iniciativë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të bërë bashkë protagonistë të qeverive e të qeverisjes nga e tërë bota dhe për të diskutuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes në botë. Mesazhet e Thaçit vijnë ndërkohë që Macron është kryqëzuar si njeriu i një gabimi historik të Europës me refuzimin për hapje negociatash me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.