"NATO në vdekje klinike, BE në buzë të greminës"

Postuar në 08 Nëntor, 2019 00:00

Teksa po afron samiti i NATO-s që do të mbahet në Londër në fillim të dhjetorit, presidenti francez adresoi kritika për sjelljen e SHBA-ve dhe Turqisë në raport me Aleancën dhe përsëriti nevojën për të forcuar mbrojtjen e Europës.

"Ajo që po jetojmë është vdekja klinike e NATO-s. Tani është e nevojshme të sqarohen cilat janë qëllimet strategjike të NATO-s"- theksoi Emmanuel Macron në një intervistë për The Economist.

"Nuk pati asnjë koordinim me partnerët e NATO-s në vendimin strategjik të SHBA-ve për t'i tërhequr dhe po ashtu ne jemi dëshmitarë të një sulmi nga një partner tjetër i NATO-s si Turqia, në një zonë ku interesat tona janë vënë në diskutim. Ajo që ndodhi është një problem i madh për NATO-n"

Në këto rrethana, Emmanuel Macron ngre pikëpyetje në mënyrë të veçantë për të ardhmen e nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon ndihmë ushtarake midis shteteve anëtare të Aleancës nëse sulmohet njëri prej vendeve aleate.

"Cili do të jetë neni 5, nesër? Nëse regjimi i Bashar al-Asad vendos të kundërpërgjigjet ndaj Turqisë, a do ta ndihmojmë ne? Kjo është një pyetje reale"- tha Macron. "Ne jemi të përkushtuar për të luftuar Shtetin Islamik. Paradoksi është se vendimi i SHBA-ve dhe sulmi turk në të dyja rastet kanë të njëjtin efekt: ata sakrifikojnë partnerët tanë në terren që luftuan kundër Shtetit Islamik, Forcat Demokratike Siriane"

Për Macron, të gjitha këto zhvillime e bëjnë edhe më "thelbësore", nevojën për një Evropë që duhet të fitojë autonomi strategjike dhe operacionale në nivel ushtarak. Nga ana tjetër, rifillimi i një dialogu strategjik, pa boshllëqe me Rusinë"

"Presidenti Trump, e shtron çështjen e NATO-s si një plan tregtar. Sipas mendimit të tij, ky është një plan ku SH.B.A. siguron një lloj ombrellë gjeopolitike që si feed back duhet të ketë ekskluzivitet tregtar për të blerë armë nga SH.B.A. Franca nuk është firmosur për këtë gjë"- theksoi Macron.

Bashkimi Evropian në buzë të greminës 

Presidenti francez përmend tre rreziqe të mëdha për Evropën: fakti që ka harruar se është një bashkësi, tërheqja e politikës amerikane nga plani evropian dhe shfaqja e fuqisë kineze që "e margjinalizon qartë Evropën".

"Sot ka një numër ngjarjesh që po na çojnë në buzë të greminës"- paralajmëron Macron. "Evropa ka harruar se është një bashkësi dhe gradualisht po e sheh veten vetëm  si një treg"-tha Presidenti francez, i cili kundërshtoi fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Rreziku i dytë: SH.B.A. mbetet "aleati ynë i madh", por "duket i orientuar diku tjetër" drejt Kinës, një zhvendosje që ka ndodhur nën presidencën Obama. Dhe për herë të parë, "ata kanë një president amerikan që nuk ndan idenë e një plani evropian, dhe politika amerikane është shkëputur nga ai plan". Në fund, sipas Macron rishpërndarja e ekuilibrave në botë është në përputhje me shfaqjen e një fuqie kineze që krijon një rrezik të bipolaritetit dhe në mënyrë të qartë margjinalizon Evropën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.