Megafonët e Palmer

Postuar në 08 Nëntor, 2019 17:39

Nëse për Partinë Demokratike udhërrëfyesi për të dalë nga kriza është rezoluta e Bundestagut gjerman me 9 kushtet për Shqipërinë, mazhoranca vepron me rekomandim nga Palmer. Ky i fundit ka shprehur publikisht qëndrimet e tij për reformën zgjedhore dhe mini shengenin ballkanik, të cilat përputhen plotësisht me tezat që artikulon PS lart e poshtë. 

Nga Davosi, Palmer tha se reforma zgjedhore duhet bërë sipas rekomandime e të OSBE-ODIHR, ndërsa konfirmoi mbështetjen e SHBA për minishengenin ballkanik.

"Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare.”

"Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”- tha Palmer.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.