Serbia, e disponueshme për ndërtimin e një qendre të dhënash nga Huawei

Postuar në 04 Nëntor, 2019 21:49

Radio Evropa e Lirë shkruan se Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka kërkuar që kompania kineze e teknologjisë, Huwaei, të hapë një qendër të dhënash në Serbi.  Brnabiç ndodhet në Kinë në krye të një delegacioni shtetëror që merr pjesë në panairin e dytë ndërkombëtar të import-eksportit. 

Aktualisht Serbia ka dy marrëveshje me kompaninë kineze dhe njëra prej të cilave, ajo për kamerat e sigurisë në rrugë, ka provokuar diskutime. Raportime mediatike të ndryshme flasin për aplikimin e teknologjisë së njohjesë së fytyrës, por me gjasë akuza të tilla janë një lloj lufte tregëtare ndaj një kompanie joperëndimore që ka vendosur distancën në një treg dinamik. 

Presionet ndaj Huaweit janë kaq të mëdha saqë edhe në Britani, marrëveshja mes saj dhe Vodafone për internetin 5G u shty për pas zgjedhjeve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.