Rihapet nga Beogradi kapitulli i ri i negociatave për Kosovën

Postuar në 04 Nëntor, 2019 14:50

Mediat serbe e kanë paraqitur e tone relativisht poitive takimin e sotshëm mes presidentit të vendit Aleksandër Vuçiç dhe të Dërguarin Special të ShBA-ve për Ballkanin, Mathew Palmer. Në konferencën për shtyp, Vuçiç ka deklaruar se kishte folur hapur me Palmer të cilin e ka falënderuar për gatishmërinë për të dëgjuar qëndrimet serbe për Kosovë. Duke pranuar se pozicioni serb ndryshon shumë nga ai I ShBA-ve për Kosovën, Vuçiç ka shtuar se 

Serbia është gati për një zgjidhje kompromisi, por jo të pranojë poshtërimin dhe fyerjen e njerëzve të vet në Kosovë apo edhe atë si shtet

Nuk dihet se çfarë do të thotë kjo në terma konkretë, por Vuçiç nuk ka përmendur ndonjë ides i p.sh atë të shkëmbimit territorial. Një hap i rëndësishëm është pranimi nga Beogradi i rolit ndërmjetësues të ShBA-ve në raport me të cilat aktualisht Serbia qëndron mirë. Lajmet e fundit për blerjen nga Rusia të sistemit S 400, apo qoftë edhe përfshirja e tyre në stërvitjet e fundit të përbashkëta ka shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon dhe ka vendosur në tryezë një element tjetër negociimi.  Një tjetër aspëkt që duhet theksuar është fakti se Tirana zyrtare del aktualisht jashtë loje në këtë proces, të paktën për momentin dhe në formatin që pretendoi të kishte muaj më parë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.