Lind bizoni i parë i egër pas 800 vjetësh

Postuar në 02 Nëntor, 2019 10:23

Dikur ishin zotër të pyllit - krijesa të mëdha që ndiqeshin në gjueti nga mbretër dhe fisnikë në fshatrat e Ballkanit. Sidoqoftë, bizoni evropian (i njohur gjithashtu si bonsai) kishte humbur për rreth 800 vjet - për t'u kthyer tani, falë përpjekjeve të ambientalistëve në Bullgari, me të parin bizon të vogël që ka  lindur në pyll pas më shumë se tetë shekuj.

Sipas një raporti Telegrafi, një tufë e vogël me shtatë bizonë u lëshua në një park kombëtar në pjesën bullgare të Maleve të Rodopit gjatë verës. Kjo solli lindjen e një bizoni të vogël.  "Ai është bizoni i parë i egër i lindur në jug të Danubit që nga Mesjeta.  Jemi krenarë që pas tetë shekujsh ose më shumë lindi bizoni i parë i vogël në jetën e egër të Bullgarisë"-tha Christo Christoff, anëtar i programit të kthimit të bizoneve.

Kthimi i bizonit është iniciativë e një programi të quajtur Reëilding Europe, i cili kthen kafshët që janë zhdukur prej kohësh. Ndër qëllimet janë forcimi i turizmit në lidhje me vëzhgimin e kafshëve të egra në zonat rurale dhe kthimin e kafshëve që dikur luanin një rol të rëndësishëm në "mozaikët" e natyrës së atyre zonave. Në planin afatgjatë, qëllimi është të krijohet një tufë deri në 50 bizonë në Rodope.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.