I jashtëzakonshëm apo i parakohshëm?!

Postuar në 31 Tetor, 2019 23:25

Kryetari i Forumit Rinor të CDU-së Tilman Kuban, i pranishëm në  një takim të FRPD-së në Tiranë tha se Lulzim Basha është një njeri i jashtëzakonshëm dhe se ai duhet ndihmuar të vijë sa më parë në pushtet

“Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politike më të fuqishëm në botë. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jetë kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira. Ju mund të keni besim tek ne si aleatë në NATO dhe si miq politikë”- tha Kuban.

Në marketingun politik kjo deklaratë mund të konsiderohet një lloj rekomandimi që vjen nga jashtë për kryetarin e PD-së, pamvarësisht se i kujt rangu është personazhi që e ka bërë. Kjo nuk është hera e parë që për Lulzim Bashën ka konsiderata të një politikani me të ardhme të ndritur, ku mund të veçojmë atë të ish-ambasadorit amerikan Alexandër Arvizu, i cili e quajti një yll në ngjitje.

Çfarë kanë parë dy zotërinjtë të jashtëzakonshme te Lulzim Basha që shqiptarët nuk po arrijnë ta shohin mbetet një dilemë e madhe dhe ndoshta tregues se kryetari i Partisë Demokratike është i parakohshëm për Shqipërinë!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.