90% proamerikanë, 90% pro BE-së, 90% duan korrupsionin!!!

Postuar në 30 Tetor, 2019 13:19

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka publikuar një studim sipas të cilit rezulton se vetëm 4% e shqiptarëve nuk do të pranonin të përfshiheshin ndonjëherë në një aferë korruptive. E thjeshtuar kjo statistikë na thotë se 96% e shqiptarëve do të donin të kishin fatin e një korrupsioni që të mbyll ca vrima. Kjo gjetje nuk përgënjeshtrohet madje as nga “kultura popullore”. E mbani mend para disa vitesh në Tiranë ishte si një lloj aperitivi i muhabetit pyetja: A ke bërë ndonjë korrupsion?

Mirëpo kjo e dhënë është pak e vështirë të pajtohet me nëntëndhjeta e ca përqindshat e tjerë që përkufizojnë orientimin “vleror” ;))) të shoqërisë shqiptare. P.sh na është thënë e stërthënë zyrtarisht se 95% e shqiptarëve janë proamerikane, se 96% e tyre duan hyrjen në Bashkimin Europian.

Janë dy adresarë prej nga ku vjen kërkesa e vazhdueshme: Hiqni dorë nga korrupsioni!

Si ta kuptosh këtë lloj ngatërrese? Pra 96% duan të korruptohen njëherë të vetme dhe po 96% duan të shkojnë aty ku nuk pranohet korrupsioni? Një përgjigje është se në Shqipëri korrupsioni është mundësi financiare dhe se ekonomia dhe administrata publike e këtij vendi e ka strukturuar ofertën vetëm drejt menusë së korrupsionit. 96% pro korrupsionit nuk meriton të etiketohet si moralisht I rrëzuar, por si një shoqëri e dëshpëruar që përpara se të mbytet refuzon ta bëjnë fare për budalla, përderisa ka një klasë politike që vetëm zhvat. Një pushtet që ka shpërbërë çdo marrëdhënie besimi dhe respekti për vendin që e ka katandisur në plaçkë.

Në thelb këto 90%-sha janë tregues të qartë të një dëshire për të ikur nga kjo lloj Shqipërie që ofron vetëm mundësinë e zhvatjes për të gjithë e që është shndërruar në një lloj xhungle ku përpa se të jetosh të duhet të bësh zgjedhje mbijetese. Dhe na thonë pastaj se ne I kemi përmbushur kushtet për në Europë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.